Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi

‘U fsheh pas Komisionit për të asgjësuar çunin e Fahriut’ Gazment Bardhi-Ramës: Socialistëve u ofron për deputetë trafikantë droge!

13 Nëntor 2020, 17:10| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 17:14

  • Share

Deklaratave të Kryeministrit Rama, i cili nga Fieri akuzoi kreun e PD Lulzim Bashën se është fshehur pas një Komisioni për të përzgjedhur kandidatët për deputetë, u është përgjigjur numri 2 i demokratëve, Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij Bardhi thotë se në 8 vite pushtet Rama nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, por ka zbatuar një model fyes për socialistët duke i përfaqësuar me një çetë hajdutësh e injorantësh.

Reagimi i plotë i Bardhit

ASGJË E RE EDHE SOT NGA EDI RAMA, PËRVEÇ FAKTIT QË PLEHRAT NUK I KISHTE NË SFOND, POR NË KRAH.

Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.

Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën.

Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TORE B.: 13/11/2020 18:42

    Gazi si je me marmiden i ke dhene gaz ajo? Kujdes mos te cahet.

    Përgjigju
    • Haha: 13/11/2020 20:02

      Paska gjet Torja vellane

  • Ina: 13/11/2020 17:56

    Kush ju voton juve ore mjerane, 2017 do ti duket lule lulushit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?