Kristo Agalliu

U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, SPAK dërgon për gjykim Kristo Agalliun dhe Agron Durajn

29 Shtator 2023, 10:23| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 11:31

  • Share

SPAK ka dërguar për gjykim për korrupsion aktiv në zgjedhje Kristo Agalliun dhe Agron Durajn pasi u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për 15 mijë lekë.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

'Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.96 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 27.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: 1. Kristo Agalliu, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. 2. Agron Duraj, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.'- njofton SPAK.

Agron Duro doli zbuluar pasi pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, në mediat sociale u publikuan video përmes të cilave të dyshuarit, flasin për shit-blerje të votave. Një prej tyre lidhet me një video të filmuar nga telefoni, të një personi, i identifikuar tashmë nga policia, bën haptazi pazar në kafe për shitjen e votës.

Video pretendohet se është filmuar në një lokal në zonën e Freskut në kryeqytet dhe personi në pamje është Agron Duro 61 vjeç banues në Tiranë. Në anën tjetër të telefonit, është Kristo Agalliu, 52 vjeç.

Në video dëgjohet Duro që i premton Kristo Agalliut se ka 4 vota, dhe bien dakord që të paguhen 10 mijë lekë për votën dhe 5 mijë për karburantin për rrugën që Agron Duro do me makinën e tij, do të bënte, ndoshta drejt Kuçovës, bashkë me 4 votuesit që pretendohet se do paguheshin.

"100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit", thotë Duro.

Në videon e regjistruar me telefon, Agron Duro nuk përmend se në emër të cilës parti po blihen votat, por në media u përfol se Kristo Agalliu është koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?