U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, GJKKO dënon për korrupsion koordinatorin e PL-së Kristo Agalliun dhe Agron Durajn

19 Dhjetor 2023, 09:30| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 12:55

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve. Gjatë bisedës nuk përmendet emri i partisë për të cilën po diskutohet blerja e votave, por asokohe Kristo Agalliu, njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë. Sipas SPAK dhe GJKKO, ai i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

Në shtator, SPAK dërgoi për gjykim dosjen e 2 të pandehurve të akuzuar për korrupsion në zgjedhje. 

Video pretendohet se është filmuar në një lokal në zonën e Freskut në kryeqytet dhe personi në pamje është Kristo Agalliu teksa diskuton në telefon me Agron Durajn të cilit i bën me dije se ka 4 vota, dhe bien dakord që të paguhen 10 mijë lekë për votën dhe 5 mijë për karburantin.

"100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit", thotë Agalliu.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/12/2023 02:02

    Gjykuar nga denimi qe morren keta te dy,mund te merret me mend sa do te denohet Beleri dhe shoku i tij,bile ka rrezik qe Beleri te dale i lire me denim me masen e paraburgimit meqe ka kaq muaj ne burg.

    Përgjigju
    • Or tej: 20/12/2023 09:04

      Po pra sikur vetem Beleri bleu vota ne albanistan or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?