U filmua duke ngacmuar seksualisht të miturën, mësuesi nga Deçani kërcënoi edhe nxënësin që xhiroi videon

14 Qershor 2023, 11:41| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 11:52

  • Share

Mësuesi i akuzuar për ngacmimin seksual ndaj 12-vjeçares në Deçan, dyshohet se ka kërcënuar nxënësin që filmoi dhe denoncoi ngjarjen që ndodhi në ambientet e shkollës.

Autori i videos që u bë virale kudo në rrjetet sociale dhe që denoncoi gjithashtu rastin në fjalë është nxënës i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ndodhi ngjarja.

Mediat e Kosovës kanë njoftuar se nxënësi, i cili ka filmuar momentin kur mësuesi puth me dhunë të miturën në klasën bosh është kërcënuar në mënyrë që të mos publikohej video.

Për mësuesin është marrë masa për pezullim nga mësimdhënia deri sa të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se drejtori i shkollës dhe drejtori i Arsimit e kanë denoncuar mësimdhënësin.

 

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?