Skena të turpshme gjatë patrullimit, policia përjashton efektivin: Shkeli rëndë kodin e etikës

4 Maj 2020, 14:19| Përditesimi: 4 Maj 2020, 15:20

  • Share

TIRANE-Policia e Shtetit ka përjashtuar efektivin e komisariatit nr. 3 që u filmua duke bërë skena të turpshme më një vajzë, sikur duket në videon e publikuar nga Shqiptarja.com. Pas publikimit të rastit, policia e shtetit thekson se nisi hetimin disiplinor dhe përjashtoi efektivin, i cili është M. K. punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

"Pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm" deklaron policia e shtetit.

videon e dërguar në redaksi, që më pas Shqiptarja.com e publikoi shfaqet polici që qëndron në timonin e makinës së policisë së shtetit dhe nuk nguron të bëjë skena të turpshme me një vajzë duke mos u shqetësuar se është në orarin e punës dhe i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, që i kushtoi përjashtim nga struktura.

Komento

Komente

  • Kafsha: 04/05/2020 15:09

    Bravo, keshtu qe të kene frike tere minjete

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 04/05/2020 15:00

    Çmut ka perjashtuar ky institucion ligjzbatues kur vete eshte instaluesi i kesaj performance partiake te shpifur dhe gjenerues korrupsioni,krimi e pislliku qe ska te sosur

    Përgjigju
    • shume e drejt: 04/05/2020 16:08

      kishte lezet ne kohen e sales.te gjithe policat ishin tap/pantallonat i hiqnin zvarre,barkun si 9 muajsh,kemishen zgjyre .kapelen shtrember.nga ana edukative ishin njesha me intelektualet qe zbriten nga kafshet.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?