'U fikën dritat dhe u vranë dy komisionerë', gazetari Gazmend Agaj rrëfehet 'N'Kohë' për misionet nëpër botë të OSBE/ODIHR dhe magjinë e radios

20 Shkurt 2022, 10:22| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 15:05

  • Share

Nga misionet ndërkombëtare si vëzhgues i OSBE/ODIHR te rrugëtimi magjik si prezantues ndër vite në Radio Tirana. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “N’kohë” në Report Tv me moderatorin Ermal Qori, gazetari Gazmend Agaj rrëfeu detaje të pazakonta nga eksperiencat e tij nëpër botë.

Teksa u ndal te vëzhgimet në kohë zgjedhjesh, Agaj solli në vëmendje një situatë ku është ndjerë i rrezikuar përgjatë vëzhgimit të zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji.

“Situatë të vështirë kam patur në vitin 2008 në Gjeorgji, ku isha vëzhgues me ENEMO, në qendrat e votimit kishte trazira, u fikën dritat me qëllim, shoferi që kishim jashtë komunikonte me përkthyesen dhe i thoshte që janë vrarë dy komisioner, përkthyesja u shqetësua dhe hoqi bexhën e akreditimit, ishte ora 02:00 e mëngjesit….Ishte situatë e sikletshme.- tha Agaj.

Nga eksperiencat në mbi 70 vende të botës, Gazmend Agaj krahason mënyrat se si zhvillohen zgjedhjet në Europë dhe në Shqipëri.

“Dita e zgjedhjeve është më qytetare se sa ne, në Shqipëri janë më të dukshme të gjitha problemet. Nuk them se nuk ka incidente, por ato ndodhin kryesisht në fushatë dhe më të lehta”, tha ai.

Agaj është ndalur edhe te rrugëtimi i tij ndër vite në Radio, duke e cilësuar atë më magjik,  ndërsa ka treguar për letrat e shumta që shkonin asokohe në drejtim të tij nga dëgjuesit e shumtë të Radios.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?