U ekzekutua sot në oborrin e banesës së tij, saga e atentateve ndaj Gentian Bejtjas! Në 2023 e zunë në pritë bashkë me fëmijët, u vra kunati

15 Mars, 17:02| Përditesimi: 16 Mars, 09:58

  • Share

 

Gentian Bejtja ish-polic i burgjeve dhe një eksponent i njohur i botës së krimit është ekzekutuar në banesën e tij. Bejtja ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve dhe u ka shpëtuar tre prej tyre. Atentati i katërt i mori jetën, ndërsa u qëllua në banesën e tij.

Saga e atentateve ndaj Gentian Bejtjas

Më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati, ku ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Nga ky atentat mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë. Si pasojë e të shtënave, sapo  kishte furnizuar mjetin me karburant, mbeti i plagosur  Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol në fshatin Nikël të Krujës. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet me breshëri plumbash Gentian Bejtja në oborrin e banesës në Fushë Krujë! Gjendet e djegur makina e autorëve me 4 kallashnikovë (VIDEO)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?