Kronikë

U ekzekutua sot, ‘Kumbari’ i drogës u dënua me burgim në mungesë në 2014! Gjykata i ka sekuestruar pallatin 10-katësh me vlerë 2 milionë euro

4 Prill 2021, 22:00| Përditesimi: 4 Prill 2021, 22:04

  • Share

1617566247_pamje.jpg

Bardhok Pllanaj i ekzekutuar mbrëmejn e sotme njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet duke lëvizur me makinë biznesmeni Bardhok Pllanaj i njohur si 'Kumbari' i Shkodrës! Mbi të u zbrazën 40 plumba! Gjendet mjeti i djegur dhe 2 armët e atentatorit


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?