Kronikë

U ekzekutua në Vlorë, 40-vjeçari u arrestua në 2011 i dyshuar për vrasje

10 Maj 2021, 13:40| Përditesimi: 10 Maj 2021, 16:28

  • Share

1620646821_vrasjevlore2.jpg

Pamja nga vendi i ngjarjes

Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua  në Vlorë si i dyshuar për vrasjen e Artur Tahirajt. Birçaj në atë kohë iu vendos masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin  të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos  pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë. Madje Bledar Birçaj për këtë çështje mori edhe dëmshpërblim. 

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?