Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, identifikohen 2 personat e dyshuar! Burimet: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit

19 Dhjetor 2020, 12:49| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 14:35

  • Share

Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarit Xhulio Prela, efektiv i FNSH, në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç. Burimet bëjnë me dije se për ngjarjen grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.

Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, përderisa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 

Efektivi i FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela, po kthehej nga kryeqendra e veriut, ku në superstradën Leshë-Laç, në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor u qëllua për vdekje. Një plumb në gjoks nga autorë akoma të paidentifikuar i mori jetën 26-vjeçarit. 

Xhulio Prela fillimisht ka qenë në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot tek sa po kalonte ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 19/12/2020 21:53

    Perralla me mbret, si more konflik i castit ne mes te nates dalin me arme dhe vrasin nje punonjes policie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?