Foto ilustruese

U ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani, kapen dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit! Mediat e huaja: Ishin shqiptarë

30 Nëntor 2022, 21:21| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 22:14

  • Share

GJERMANI- Dy shqiptarë janë kapur si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mari Muka në Gjermani. Sipas mediave gjermane, autorët shqiptarë 20 dhe 26 vjeç, ishin të dy emra të njohur për policinë për lidhjet me trafikun e drogës!

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë fillimisht për një kontroll rutinor nëse ishin personat e shpallur në kërkim për një krim tjetër, por më pas u shtuan dyshimet dhe tani të rinjtë akuzohen për vrasjen e 42-vjeçarit.

Kujtojmë se Mari Muka 42 vjeç shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) në Gjermani. Mësohet se viktima rezultoi të jetë pronar i një pike karburanti në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Viktima ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte proceduar për vepra të ndryshme penale për drogë dhe vjedhje. Muka jetonte që prej 2018 në Gjermani dhe kryesisht në Krefeld.


Lajmi kryesor:

U ekzekutua me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari shqiptar pronar i një pike karburanti në Shijak! Kapen dy vrasësit, ishin shqiptarë


G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?