U ekstradua nga Kosova, GJKKO konfirmon arrestin në burg për Gëzim Çelën! 'Baroni drogës' kyç gojën në seancë! SPAK hetim edhe pasurive të tij

9 Mars, 09:39| Përditesimi: 9 Mars, 14:20

  • Share

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten. "Baroni i drogës" mësohet se ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë.

Gëzim Cela ka nisur të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 7 dhjetor 2015. Në atë kohë Çela është dënuar për trafik droge me 10 vjet e 8 muaj burg. Për Çelën, SPAK ka të hapur edhe hetim për origjinën e pasurive të tij të ngritura, të cilat dyshohen nga trafiku i drogës.

Ndërkohë, mbrojta kërkoi arrest në shtëpi për Çelën me pretendimin se nuk prova, por GJKKO nuk e pranoi.

Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua këtë të enjte (7 mars) nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në fshatin Dardani të Ferizajt.

Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në të njëjtën shtëpi u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Nga sekuestrimi i aparateve celularë në të njëjtin operacion, SPAK dhe Policia e Shtetit provoi përfshirjen e Gëzim Çelës dhe ish-shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua në atë kohë, i cili ishte në mbështetje të aktivitetit kriminal.

Në kërkim u shpallën edhe Arben Dalipaj, nga Vlora, dhe Roland Guza, nga Durrësi. Më 15 gusht, gjatë tentativës për shkëmbim droge u kapën Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, nip i Gëzim Çelës, Besnik Brokeri, Armando Mema dhe dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon, të cilët hodhën drogën në det dhe i vunë flakën velierës.

Në det të hapur policia gjeti 23 kg kanabis. Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?