U ekstradua drejt Shqipërisë, Ilir Duro pjesë e një grupi kriminal të goditur në janar ku u sekuestruan 5 milionë euro pasuri

6 Prill 2023, 08:54| Përditesimi: 6 Prill 2023, 09:01

  • Share

Ilir Duro, 51 vjeçari i cili u ekstradua sot nga Italia drejt Shqipërisë, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, është shfaqur më herët në përgjimet e publikuara gjatë goditjes së një grupi kriminal shqiptar që vepronte në Itali. Përgjimet e bëra u shfaqën në janar të këtij viti, por operacioni ishte nën zhvillim që prej vitit 2017. 

Në 2017-tën Ilir Duro shfaqet në përgjimet e autoriteteve italiane teksa udhëzon anëtarë të tjerë të një grupi kriminal që të heqin të gjitha provat që ndodheshin në shtëpinë e tij të cilat e inkriminonin në trafikun e drogës. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 


Lajmi kryesor:

Kërkoheshin për trafik droge e vjedhje, 3 të ekstraduar në Shqipëri nga Greqia dhe Italia! Mes tyre Ilir Duro, pjesë e grupit kriminal të goditur në janar


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?