Foto ilustruese

U dogjën 350 pemë ulliri, si pasojë e zjarrit që ndezi për djegien e mbeturinave! Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

5 Tetor 2023, 14:39| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 14:40

  • Share

Një banor i fshatit Gjuzaj është vënë në pranga nga Policia Lushnjë, pasi ndezi zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, por si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 350 pemë ulliri, në pronësi të një personi tjetër.

Në pranga ka rënë F. T., 57 vjeç, banues në fshatin Gjuzaj.

Mësohet se 57-vjeçari kishte ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien  e disa mbeturinave, por si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 350 pemë ulliri, në pronësi të fqinjit të tij.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?