Foto ilustruese

U shkrumbuan 22 ha me bimësi dhe 500 pemë ulliri, si pasojë e zjarrit që ndezi për djegien e mbeturinave! Arrestohet 62-vjeçari në Fier

21 Tetor 2023, 13:59| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 14:02

  • Share

Një banor i fshatit Libofshë është vënë në pranga nga Policia Fier, pasi ndezi zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, por si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 22 hektarë tokë e mbjellë me bimësi dhe 500 pemë ulliri.

Në pranga ka rënë A. B., 62 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Mësohet se 62-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur disa mbeturina bimore dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 20 hektarë tokë e mbjellë me bimësi, 2 hektarë tokë e mbjellë me drurë dhe 500 pemë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2023 02:01

    Ja dhe injoranti i rradhes! Ne vend qe t'i mblidhte e t'i groposte mbeturinat bimore e te krijonte keshtu pleh organik natyror,vajti dhe i dogji!Me vjen keq per ullinjte,se sa per keta tipa,burgu eshte medalja me e mire qe meritojne per injorancen e mendesite qe kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?