U divorcua nga bashkëshorti, këngëtarja shqiptare: Eshtë inekzistent për mua dhe fëmijët e mi

25 Nëntor 2023, 08:14| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 08:51

  • Share

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi e ndarë tashmë prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj, Sokol Stafa për shkak të një tradhtie nga ana e këtij të fundit, thotë se babai i fëmijëve të saj është inekzistent në jetën e saj.

Ndonëse kanë kaluar dy vite, tema e ndarjes është e pashmangshme. Megjithatë Alma nuk preferon të ndalet tek divorci i saj ndërsa kur u pyet në një bisedë tha se “nuk do të fliste për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën e saj dhe të fëmijëve.”

Madje, këtë moment ajo e ka përdorur për të tërhequr vëmendjen e gjithë familjeve shqiptare që të vlerësojnë vajzat, pasi diskriminimi nis që në familje thekson ajo.

“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet.

Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.

Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë gjithmonë linin pesë, gjashtë apo shtatë femra vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, tha ajo për Klan Kosova.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?