U dignostikua me virus, Atletico Madrid humbet ‘yllin’ e skuadrës në Champions kundër Liverpool

17 Shkurt 2020, 17:51| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 17:53

  • Share

Atletico Madrid do të ketë të padispoueshëm yllin e skuadrës Joao Felix për ndeshjen e nesërme të Champions League kundër Liverpool. El Colchoneros do të luajnë për fazën e 1/8, ndërsa përballë kampionëve të Europës do të duhet të bëjnë pa një element kyç.

Felix mungonte prej tre javësh, por më në fund ishte rikuperuar nga dëmtimi në muskujt e këmbës. Ndërkohë sot 20-vjeçari është diagnostikuar me virusin “faringitis”, i cili shkakton ethe, skuqje të fytit, etj.

Përveç Felix Atletico Madrid kundër Liverpool-it nuk do të ketë të disponueshëm as mbrojtësin Kieran Tripper, ndërsa te skuadra angleze mungesa e vetme është Xherdan Shaqiri.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?