Sharon Stone

U diagnostikua gabimisht me një tjetër sëmundje, Sharon Stone zbulon se ka tumor! Aktorja ka një apel për vajzat

2 Nëntor 2022, 21:29| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 21:51

  • Share

Sharon Stone, ylli i 'Basic Instinct', ka tronditur ndjekësit e saj pasi ka bërë të ditur problemin e saj shëndetësor.

“Është një tumor që duhet hequr” tha ajo teksa tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri atë të shkonte në spital dhe t'i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë.

“Sapo kisha një tjetër diagnozë të gabuar dhe procedurë të gabuar”, ka shkruar Stone .

Ajo shpjegoi se si e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

“Pas një operacioni të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Përkundrazi”, tha Stone.

“Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një mendim të dytë", tha aktorja ku pikërisht zbuloi se kishte një tumor të madh fibroid që duhej hequr.

Nisur nga kjo, Sharon Stone pati një apel.

"Gratë në veçanti: Mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë! Kjo mund t'ju shpëtojë jetën," tha ajo.

Aktorja shtoi se do nuk do të jetë për 4 deri në 6 javë që të shërohet plotësisht.

Së fundi, Stone ka treguar një shenjë force:

“Faleminderit për vëmendjen. Gjithçka në rregull”, pranë një emoji të një krahu muskuloz

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?