U dhunua për vdekje, nipi i viktimës: Tentuan ta grabisnin dhe para një jave, të njëjtat persona

20 Nëntor 2022, 10:19| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 10:22

  • Share

 

Nipi Asqeri Çela ka treguar se 89-vjeçari, Çaush Shehaj ishte grabitur dhe njëherë më parë para 1 jave, por nuk ishte marrë asnjë masë.

“E kam dajë, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtë, ka vajtur policia, mori shenjat e gishtave, dhe nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çifte, dhe e vranë. Jetonte me të shoqen, është i sëmurë, fëmijët janë si gjithë dynjaja të larguar. Duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Pasi e grabitën, 2 të rinjtë dhunojnë për vdekje të moshuarin në Mallakastër! Arrestohen autorët! Nipat: E kishin masakruar! Rast i përsëritur (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?