U dhunua nga grabitësit që i hynë në banesë, 54 vjeçari në Fier: Ishin 3 veta, kur u thashë se nuk kam para më qëlluan me qytën e automatikut

16 Nëntor 2023, 17:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 18:46

  • Share

 

54 vjeçari Sokol Bajgora i cili u dhunua nga disa persona që kishin hyrë për t’i grabitur shtëpinë e tij në fshatin Baltëz të Fierit ka rrëfyer detajet mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës.

I shtrirë në spital 54 vjeçari u shpreh se kishin qenë 3 persona të armatosur dhe me maskë që i kishin hyrë në banesë për ta grabitur. Ai tha se në momentin kur u kishte thënë nuk kishte para, e kishin goditur me qytën e automatikut.

“Siç isha në gjumë, dëgjoj një zhurmë. Në moment ngrihem ranë prapë zhurma.t I kishin rënë derës prapa shtëpisë. Thyejnë xhamin, ka qenë çelësi brenda se ishte dera mbyllur. Erdhën me një elektrik me armë3 veta, më thanë na jep lekët. U thash nuk kam lekë, më goditën me qytën e armës pastaj fut e bjer se u thoja që nuk kisha lekë. U munduan të më mbyllnin gojën dhe të më lidhnin këmbët. Ashtu siç isha i shtrirë i larë në gjak, bërtisja fort që të dëgjonte dikush. E kthyen shtëpinë përmbys. Lëviza zvarrë, nuk orientohesha dot se dritat i kishim fikur. Mezi u orientova duke prekur murin, edhe hapa grilën dola nga dritarja. Trokita te shtëpia e vllait që kishte qenë në punë, ika dola te porta te vllai tjetër ate dhe morën policinë në telefon”- u shpreh Bajgora.


Lajmi kryesor:

'Fut e bjer, donin lekët', grabitësit me maska e automatik hyjnë në banesë të vjedhin, dhunojnë të zotin! Dëshmia e 54 vjeçarit në Fier: I larë në gjak, bërtisja


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?