Fero, Arbenita dhe vajza e tyre

U dhunua dhe u kërcënua me jetë nga reperi Fero, reagon për herë të parë modelja: Unë dhe vajza jemi mirë, besojmë në drejtësi

16 Korrik 2023, 19:12| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 19:15

  • Share

KOSOVË- Ku kishte zë, nuk ishte pa gjë! Ishte pikërisht kjo frazë që u erdhi në mendje shumë personave kur reperi i njohur nga Kosova, Fero Fera u arrestua për dhunë në familje.

Lajmi se Arbenita ishte pre e një dhune të vazhduar nga Fero ishin të shpeshta, por ndoshta nga presioni asnjëherë të raportuara nga modelja në fjalë. Për herë të parë pas arrestimit të tij, Arbenita ka falenderuar të gjithë ndjekësit për interesimin ndërsa shkruan se ajo dhe e bija janë mirë me shëndet. Ndër të tjera, Arbenita shkruan se beson tek drejtësia ku Fero do të marrë dënimin e merituar.

“Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”.- shkroi ajo.  

Pak ditë më parë edhe Fero bëri një reagim të tijin.  Edhe pse është nën akuzë për dhunë në familje, dhe i lënë në paraburgim për 30 ditë, përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka thënë fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq. Fero ra në panga më 12 korrik.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lita: 24/08/2023 13:14

    Po moj moter po. Vazhdoni merrni per burra keta kalamaj qe i duke vetja si 50cent se jeten vaj e keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?