Walter Biot

U dha informacione zyrtarëve rus, dënohet me 20 vite burg Ish-oficeri italian

20 Janar, 09:12| Përditesimi: 20 Janar, 09:13

  • Share

Gjykata e e Romës dënoi me 20 vjet oficerin e Marinës, Walter Biot, i arrestuar në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, ndërsa ishte duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse, në këmbim të 5000 euro.

Akuzat e kundërshtuara nga prokurorët e Romës, të cilët kishin kërkuar 18 vjet, përfshijnë gjithashtu edhe akuza të spiunazhit dhe korrupsionit.

Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere, tashmë është dënuar në shkallë të parë nga gjykata 30 vite burg, raporton Tass.

Prokurorët ushtarakë, të cilët bënë thirrje që oficeri të dënohej me burgim të përjetshëm, theksuan se 19 dokumentet që Walter Biot kishte fotografuar me celularin e tij ishin klasifikuar si “konfidenciale të NATO-s”, duke përfshirë një “tepër sekret”.

 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?