Mjeku Drini Dobi dhe ministrja Ogerta Manastirliu

I infektuar nga COVID, mjeku Drini Dobi dërgohet në Itali, Manastirliu: Shteti do mbulojë financiarisht trajtimin e tij

7 Dhjetor 2020, 20:48| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 21:17

  • Share

Teksa mjeku neurolog, Drini Dobi po 'lufton' ndaj koronavirusit në Itali, ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se shteti shqiptar do të mbulojë financiarisht trajtimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur mbështetjen ndaj tij teksa shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e mjekut.

Aktualisht, Dobi po trajtohet në Itali teksa familjarë dhe të afërm të tij kanë bërë thirrje për çdo qytetar shqiptarë që ka mundësi për të kontribuar në trajtimin e mjekut.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:

Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.

Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!


Lajmi kryesor:

I prekur me COVID dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ndihmoni për kurimin e mjekut Drini Dobi


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?