U dërgua me urgjencë te Infektivi, stabilizohet gjendja e deputetit

27 Mars 2020, 19:01| Përditesimi: 27 Mars 2020, 19:33

  • Share

Report Tv mëson se gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi paraqitet e stabilizuar. Pasdite ai u dërgua me urgjencë te Infektivi në QSUT, por ndërhyrja dhe ndihma e mjekëve ka bërë që gjendja shëndetësore të stabilizohet. Deputeti Alimadhi vuan dhe nga sëmundje shoqëruese, hepatit kronik. Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtrimit në spitalin Infektiv. Është në gjendje të stabilizuar por mjeket e kanë vlerësuar për shtrim në spital.


Lajmi kryesor:

I infektuar me koronavirus! Deputeti Alimadhi dërgohet me urgjencë te Infektivi


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?