Gjykata e Vlorës ka vendosur nën sekuestro pasuritë e ish drejtorit të tatimeve në qytetin e Vlorës, Edison Frakulla. Mësohet se Frakullës i janë sekuestruar dy apartamente dhe një arë me sipërfaqe 2900 metër katrorë.
Sipas vendimit të publikuar nga prokuroria, mësohet se Frakulla është arrestuar më herët në qershor të 2006-tës ku është dënuar me 16 muaj burg dhe 1 milionë lekë gjobë pasi u kërkonte biznesmenëve në mënyrë indirekte 10% të të shumës së rimbursueshme nga shtetit për pagesën e TVSH-së.
Pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara duke marrë në shyrtim edhe të ardhurave të fituara në mënyrë ligjore. Si rezultat dyshohet se pasuritë e tij janë krijuar duke u mbështetur në veprimtaritë kriminale të korrupsionit. Sipas gjykatës ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.
Pasuritë e sekuestruara:
Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.
Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.
Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.
Arrestimi i Edison Frakullës u bë pasi ky i fundit raportohet se kishte përfituar një shumë që i përkisht 10 përqindëshit të TVSH-së që duhej rimburusuar. Pas verifikimeve të kryera asokohe mësohet se procedurat e marrjes së kësaj pjese të TVSH-së vështirësoheshin me qëllim përfitimin e këtyre parave. Pas hetimeve të kryera nga agjentët e antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Vlorës janë mbledhur faktet dhe provat që çuan në arrestimin e tij që u bë i mundur pas kallëzimit të bërë nga një prej përfaqësuesve të biznesit në Vlorë.