Shkelqim Miri

U dënua për 30 mijë euro korrupsion, gjyqtari Shkëlqim Miri dha dorëheqjen nga drejtësia, por ILD kërkon në KLGJ shkarkimin e tij: Cenoi besimin e publikut

20 Tetor 2020, 16:18| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 16:21

  • Share

KLGJ ka shtyrë për seancën e radhës kërkesën e ILD-së për shkarkimin si magjistrat të gjyqtarit Shkëlqim Miri, i dënuar për korrupsion pasiv me vlerën 30 mijë euro. Gjyqtari Miri aktualisht është jashtë sistemit të drejtësisë pasi ka dhënë dorëheqjen, por për ILD kjo nuk është e mjaftueshme pasi ai mund të rikthehet sërish me aktin e dorëheqjes dhe për këtë kërkon shkarkimin e tij.

Në seancën e sotme Shkëlqim Miri u njoh me aktet e procedimit disiplinor nga ILD, ndërsa vendimi u shty për seancën e radhës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë parashtroi sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor argumentet për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Shkëlqim Miri, pasi dënimi i tij për korrupsion ka cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë dhe besimin e publikut në organet e drejtësisë. ILD shkruan se abuzimi i Mirit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia.    

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua në nëntor 2017 me afro 33 milionë lekë para të thata në shtëpi, u dënua me 2 vite e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Miri së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas prokurorisë kundrejt 30 mijë eurove, ndërhynë për të lënë të lirë Gentian Dodën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?