Saimir Tahiri në sallën e gjyqit

U dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO, Tahiri: Thjesht padrejtësi, më vjen keq që shkoi kështu

4 Shkurt 2022, 18:08| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 17:32

  • Share

Pas një përballje disa vjeçare me drejtësinë, ish ministri ik Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, që me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të kryejë 3 vite e 4 muaj burgun 313 në Tiranë. Vetëm pak minuta pas dhënies së vendimit të gjykatës, Tahiri, ndonëse nuk pranoi të fliste për mediat nga salla e gjyqit, ka postuar në facebook. Ish ministri shkruan se i vjen keq që çështja shkoi kështu, pasi ai është pafajshëm dhe të gjithë procesin e nisur ndaj tij e quan padrejtësi.

"Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur qe kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë PADREJTESI", shkruan Tahiri.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.  Sipas Gjykatës Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?