U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, vendimi ndaj Saimir Tahirit jehonë në mediat ndërkombëtare

4 Shkurt 2022, 22:02| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 22:29

  • Share

TIRANË- “Ish-ministri shqiptar dënohet për përfshirje në trafikimin e drogës”, është ky titulli me të cilin agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ ka nisur artikullin për dënimin e Saimir Tahirit.

Associated Press nuk është e vetmja agjenci lajmesh që ka shkruar për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm. Media greke “Prothema”, shkruan se ish-ministri i Brendshëm njëherësh dhe bashkëpunëtori politik i kryeministrit Edi Rama u dënua dhe u burgos për shpërdorim detyre.

Një artikull i është kushtuar dënimit të Tahirit edhe nga media serbe B92, e cila e thekson që në titull se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për bashkëpunim me mafian në trafikun e drogës.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tubi: 05/02/2022 11:02

    Me arrestimin e Tahirit nuk bindni askend,arrestoni dhe dergoni para drejtesise kokat e krimit dhe korrupsionit qe jane ne krye te politikes e atehere mund te beheni te besueshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?