Përplasja e armatosur në 2021-in në Shkodër, gjykata lë në fuqi dënimin me 22 vite burg për Hot Doçin, vëllai i tij shpallet i pafajshëm

22 Janar, 15:20| Përditesimi: 22 Janar, 15:38

  • Share

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e marrë në qershor të vitit të kaluar për dënimin me 22 vite burg të Hot Doçit për një përplasje me armë zjarri të ndodhur në 20 mars të vitit 2021 në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Hot Doçi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga 79/dh-22 i K.Penal” dhe dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa vëllai i tij, Marian Doçi u shpall i pafajshëm.

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2021, ku gjatë një shkëmbimi zjarri mes 2 vëllezërve Marian dhe Hot Doçi dhe Besmir Përkolës e shtetasit M.I. 2 vëllezërit mbetën të plagosur nga ngjarja, ndërsa pas hetimeve të prokurorisë, rezultoi se këta 2 të fundit kishin planifikuar atentatin ndaj Besmir Perkolës me të cilin kishin patur një konflikt të çastit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?