Luan Daci

U dënua me burg për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Luan Dacit

19 Shkurt 2022, 14:53| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 15:30

  • Share

Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin ish gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO, që e dënoi me 6 muaj burg.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Por sot KPA vendosi ta pezullojë këtë hetim deri sa Gjykata e Lartë të japë vendimin për të.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?