Luan Daci dhe Mimoza Tasi

U dënua dhe u shkarkua, gjyqtarja Mimoza Tasi zëvendëson Luan Dacin në KPA

2 Shkurt 2022, 09:29| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 09:38

  • Share

TIRANË- Mimoza Tasi është gjyqtarja që do të zëvendësojë Luan Dacin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv për gazetarin Arsen Rusta.

Zëvendësimi erdhi pasi Daci u dënua dhe u shkarkua  me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. 

Kështu trupa e re gjykuese e KPA-së do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, kryetare dhe gjyqtarët Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe së fundmi Mimoza Tasi.

Pse u shkarkua Luan Daci?
Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?