Dani Alves

U dënua 4.5 vite për përdhunim, Barcelona i heq statusin e 'legjendës' Dani Alvesit

27 Shkurt, 12:26| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:31

  • Share

Dani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës, ngjarje kjo ndodhur në 30 dhjetorin e 2022.

Ish-futbollisti brazilian duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelonës e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.

Sipas 'Diario AS', Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit. Gjithsej 102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u shtuan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë sektor në faqen zyrtare të klubit.

Historia përfundon në mënyrë të shëmtuar teksa edhe në Brazil, në vendlindjen e tij Bahia, kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?