Kronikë

U denoncua nga PD se falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Prokuroria: Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi me 3 vite burg

15 Qershor 2021, 11:01| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 14:31

  • Share

Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë. Kjo ishte përgjigja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ në lidhje me interesimin e saj, pas denoncimit të PD se Ismailaj ka gënjyer dhe falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale "Konflikti dhe përleshjes". Kjo vepër penale në Kodin tonë Penala korrespondon me veprën "dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga ne 90/1 e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Por Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos e shkruar këtë dënim dhe për këtë ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

 "Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuari Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklarua fajtor dhe është dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale të "Konfliktit "Përleshjes", parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që korrespondon veprës penale të "dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga ne 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dëni vetëm me gjobë", thuhet në përgjigjet që prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, që pretendonte se ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënura në Greqi.Vetë Qerim Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak, pasi  kjo vepër nuk e prekte ligji i dekriminalizmit.dekriminalizmi

Pergjigja e Prokurorise kthyer KQZ

(Vetdeklarimi i Qerim Ismaili në formularin e KQZ)

Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj

Ora 14:27
Kryebashkiaku i PS rezultoi i dënuar në Greqi, Bardhi: U provua vërtetësia e qëndrimit të PD-së, Rama i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët

Pasi kryetari i bashkisë së Mallakastrës rezultoi i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë, ka reaguar edhe Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Bardhi thotë se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Bardhi nënvizon se me këtë u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike. Bardhi thotë më tej se Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen.

‘Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!’- shkruan Bardhi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 15/06/2021 13:51

    Pra me dokumenta e prova, provohet pertej cdo dyshimi qe te zgjedhurit lokale te PS jane me background kriminal. Me pare ishin deputetet. Tani ca del partia e shokut Edi? Parti e shulave shoku Isa!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?