U denoncua e zhdukur nga bashkëshorti, Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës: Ika pas një debati me bashkëshortin! Nga mediat mora vesh që po më kërkonin

7 Prill 2022, 17:43| Përditesimi: 8 Prill 2022, 10:22

  • Share

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Markut, ku mësohet se ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Marku ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur.

"U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë", ka thënë ajo.


Lajmi kryesor:

U largua nga banesa, bashkëshorti e denoncoi 'të zhdukur', Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës gjendet në qytetin e saj: Ika pas një debati me burrin! Nga mediat mësova se po më kërkonin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?