Edi Rama

U dëmtuan nga tërmeti/ Do të ndërtohen 143 shkolla të reja, Rama: Të gjitha gati brenda vitit 2021

16 Gusht 2020, 19:41| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 19:47

  • Share

Nga tërmeti i 26 nëntorit shumë shkolla mbetën të dëmtuara, një ndër këto ka qenë dhe gjimnazi "Arif Sula" Mamurras, Kurbin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se: "Shkolla e re do të jetë gati  me 26 nëntor dhe do të ketë të gjitha kushtet optimale dhe standarde Evropiane për fëmijët dhe mësuesit e kësaj shkolle."

Rama shkruan se 143 shkolla të reja me standarde evropiane do të jenë gati brenda vitit 2021.

"26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e gjimnazit "Arif Sula" Mamurras, Kurbin, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë

143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam", shkruan Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • I demtuar nga termeti: 18/08/2020 00:56

    NDERTIMI I SHKOLLAVE TE DEMTUARA NGA TERMETI ESHTE DETYRE E QEVERISE DON NUK DON TI SHKOLLAT DO TE NDERTOHEN SE POPULLI PAGUAN PROBLEMI ESHTE TEK POPULLI KUSH DO TI NDERTOJE PALLATET E PRISHURA NGA QEVERIA KUSH DO TI RIPAROJE PALLATET PARATE JENE DHENE KU SHKUAN PARATE KJO ESHTE NJE LOJE SHUME E RREZIKSHME Z RAMA JA U SHPERBLEFSHIM PER VOTIME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?