Sulmuesi i Polonisë, Arek Milik

U dëmtua në miqësore, sulmuesi i Juventusit humbet Kampionatin Europian

9 Qershor, 22:14| Përditesimi: 9 Qershor, 22:17

  • Share

Arkadiuz Milik ka pësuar një lëndim në menisk gjatë miqësores së fundit të Polonisë përpara nisjes në kampionatin europian në Gjermani. Sulmuesi i Juevntusit do të detyrohet të mungojë në Euro 2024 si pasojë e këtij dëmtimi.

Në një postim në Instagram, Milik u shpreh se është një moment i vështirë për të. ‘E di që dëmtimet janë pjesë e sportit dhe zakonisht vijnë në momentin më të keq të mundshëm, por nuk ka sesi të përgatitesh.’

Polonia ndodhet në grupin D në kampionatin europian ku do të ndeshet me Holandën, Francën dhe Austrinë. Ndeshjen e parë polakët do ta luajnë përballë tulipanëve më datë 16 qershor.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?