Turisti pasi u shpëtua

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime

2 Maj, 07:16| Përditesimi: 2 Maj, 07:33

  • Share

HIMARË- Një turist gjerman ishte bllokuar në malin e Vunoit në Himarë, por është shpëtuar nga polica pas 5 orëve kërkime. Ka qenë një banor i zonës që ka lajmëruar autoritetet rreth orës 10:20 të mbrëmjes së 1 majit se një turist gjerman ishte bllokuar në malin e Vunoit për shkak të errësirës.

Në bazë të informacioneve, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë arritur që të shpëtojnë turistin pas 5 orëve kërkime, rreth orës 03:00 të 2 majit. Turisti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacion morën pjesë 6 zjarrfikës dhe 4 punonjës policie të Komisariatit të Himarës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 02/05/2024 10:27

    Per keto turiste aventuriere duhen qe te detyrohen qe te paguajne nje sigurim ekstra ne menyre qe kostot e shpetimit ti paguaje kompania e sigurimit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?