Kronikë

U bllokua mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, në furgon gjenden 86.740 paund, arrestohet 21-vjeçari! I kishte fshehur brenda një televizori

19 Qershor 2021, 09:12| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 10:41

  • Share

86.740 paund janë sekuestruar në një furgon mallrash, i cili ishte nisur nga Anglia, dhe u ndalua mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, pasi vinte nga Italia.

Policia ka vënë në pranga shoferin e furgonit Enes Haxhiun, 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.

Ndërkohë dje në Portin e Durrësit u kap edhe një sasi prej 324 kg kokainë që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë. Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.  

Paundet e sekuestruara

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?