Bota

U bë virale për disa minuta, gjesti zëvendëspresidentes amerikane shkakton ‘lumë’ reagimesh pas takimit me presidentit e Koresë së Jugut (VIDEO)

24 Maj 2021, 09:51| Përditesimi: 24 Maj 2021, 10:50

  • Share

SHBA- Veprimi i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, e cila fërkoi dorën e saj mbi pantallona, pas shtrëngimit të duarve me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka shkaktuar shumë polemika.

U deshën vetëm disa minuta, që videoja e këtij momenti të “pushtonte” rrjetin dhe të shkaktonte një “lumë” komentesh nga më të ndryshmet.

Shumë nga komentuesit e kanë konsideruar gjestin e Harris racist, pasi sapo ajo e shtrëngoi dorën e presidentit të Koresë së Jugut, menjëherë e ka “fshirë” atë.

Të tjerë e kanë konsideruar mungesë respekti dhe fyerje ndaj, Moon Jae-in.

Nuk munguan edhe batutat, pasi drejtuesja e emisionit “Sky News Australia”, Rowan Dean, tha “Sikur të ishte Donald Trump, mund ta imagjinoni zemërimin e tij. Do të kishte qenë fundi i botës.”. 

Ky ishte takimi i parë i cili është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, pa maska.

Me këtë fakt shumë qytetarë e kanë “justifikuar” veprimin e Harris, për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Ne po jetojmë në pandeminë e COVID-19. Unë menjëherë laj duart pasi pre duart e dikujt tjetër”, shprehet një komentues tjetër.

Pavarësisht përmasave që ka marrë ky veprim në rrjetet sociale ende asnjëri prej protagonistëve nuk ka reaguar.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?