David Bennet

U bë njeriu i parë që transplantoi zemër derri, kush është 57-vjeçari që tentoi të kryente një krim ‘pasioni’ për dashurinë shumë vite më parë

16 Janar 2022, 14:02| Përditesimi: 16 Janar 2022, 14:05

  • Share

SHBA- David Bennett, u bë personi i parë në botë që ka transplantuar zemrën nga një derr i modifikuar gjenetikisht, duke marrë vëmendje të madhe nga e gjithë bota.

Por cila është e shkuara kriminale e tij?

Ishte prill i vitin 1988, kur David në ato kohë vetëm 22 vjeç i verbuar nga xhelozia qëlloi me thikë Edward Shumaker, pasi kapi të dashurën e tij në preheshin e tij.

Të shkuarën e “errët” të personit që ditët e fundit ka pushtuar titujt e gazetave në botë, e zbuloi motra e viktimës së sulmit për të treguar siç tha “fytyrën e vërtet të tij”.

Ai tregoi se vëllai i saj mbeti i paralizuar për një kohë të gjatë dhe humbi jetën në 2007, pas disa kombinacioneve të shfaqura që lidheshin me sulmin.

Çfarë tha ekipi mjekësor?

Ekipi mjekësor lidhur me komentin e gruas, u shpreh se nuk ka dallime mes njerëzve kur bëhet fjalë për të marrë një shërbim mjekësor.

Bennett po rikuperohet pas një operacioni eksperimental që zgjati 7 orë. Transplanti konsiderohej shpresa e tij e fundit edhe pse nuk dihet se sa janë mundësitë që të ketë jetëgjatësi.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?