Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

U bë nënë për herë të parë, Eni Koçi tregon se kush zgjodhi emrin e vajzës dhe se si partneri e ndihmon të kujdeset për të: Genci është një baba fantastik

20 Dhjetor 2022, 09:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 11:46

  • Share

Çifti i dashur për publikun, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj lajmëruan në muajin tetor se u bënë prindër të një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Adea.

Eni së fundmi i është përgjigjur një pyetje të një ndjekëseje në një “Ask Me” se kush ja vendosi emrin vajzës.

“Propozimi ishte i Gencit, por u aprovua menjëherë nga unë. As nuk kemi tentuar të gjejmë emër tjetër”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Ajo tregoi po ashtu se Genci është një baba i përkushtuar dhe e ndihmon për tu kujdesur për vajzën.

“Genci është një baba fantastik dhe për vajzën kujdesemi të dy. Është jashtë masë i përkushtuar dhe një ndihmë shumë shumë e madhe për mua, sepse ma ka bërë çdo gjë më të lehtë”, shkruan Eni në Instagram.

Eni prej vitesh po shijon historinë e dashurisë me këngëtarin e njohur Genc Prelvukaj. Bukuroshja zbuloi se ishte shtatzënë në një mënyrë mjaft të veçantë, me publikimin e këngës ‘Ama’, e cila ishte një bashkëpunim me partnerin e saj.

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?