Sara dhe Ledri

U bë i gjallë! Ledri Vula ‘rikthehet’ në Instagram, në një kohë kur të gjithë po aludojnë për një ‘krizë’ mes tij dhe Sarës

1 Nëntor 2023, 21:26| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 21:32

  • Share

Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, ndërsa ky i fundit është bërë i gjallë pas shumë kohësh qetësie dhe heshtje në instagram.

Reperi i njohur Ledri Vula, ka njoftuar ndjekësit për anulim të koncertit të tij në Oslo.

Ai në postimin e tij nuk dha arsye se pse nuk do mbaj koncert.

“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi.

Reperi i njohur duket se ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike këto kohë. Madje edhe postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të pakta dhe e gjithë kjo ka nxitur dyshimet për një krizë në marrëdhënien me partneren e tij Sara Hoxha.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?