U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit në dhomën e hotelit, ndërron jetë 56 vjeçari në Maliq (EMRI)

21 Dhjetor 2023, 10:40| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 11:40

  • Share

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel të qytetit të Maliqit ku një person ka ndërruar jetë për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola që përdorej për ngrohjen e dhomës.

Mësohet se Bexhet Tresa, 56 vjeç ka humbur jetën në spital pasi u asfiksua nga gazi. Ndërsa 49 vjeçarja E.N që ndodhej në të njëjtën dhomë me të, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/12/2023 01:49

    /LONI/,te kujtohet ajo tragjedia ne Shkoder,para nje ose dy vjetesh,kur u vrane disa pjesetare te nje familjeje qe ishin pronare hoteli plazhi dhe kishin ardhur t'a rihapnin e t'a benin gati per sezonin veror.Bombolat e gazit e kontenjeri i vajit ne mos gaboj,qe i kishin grumbulluar ne oborr brenda rrethimit te hotelit u bene shkak i zjarrit/shperthimit.Imagjino sikur te kishin qene turiste e pushues aty,tragjedia do te kishte qene shume me e madhe! Qeveria nuk merret me keto probleme qe rrezikojne jete njerezish,qeveria merret me budallalleqe te tilla si p.sh.:dronet,lejet per fluturimin e tyre dhe orarin e fluturimit dhe numrin e regjistrimit te tyre!

    Përgjigju
  • Loni: 21/12/2023 12:46

    Vetem hotel nuk qenka ai. Si egzistojje kesisoj godinash per aktivitet se kuptoj. Standartet e qeverise kemi ber kete e ate. Ketu ska pik sigurie per asgje qe tek ato qe ushqehemi e imagjino me vdek nga asfiksija te japesh edhe 20 mij leke. Skandal!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?