Reperi Fero

U arrestua për dhunën ndaj bashkëshortes, Fero lirohet nga paraburgimi, rikthehet në Instagram

3 Gusht 2023, 20:50| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 21:01

  • Share

Reperi i njohur nga Kosova Fero, duket se është liruar nga paraburgimi.

Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një fotografie që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në këtë imazh, ai shfaqet me një mik të tij, i cili i ka uruar mirëseardhjen.

Kujtojmë që atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi dyshohej për dhunë në familje.

Rreth tri javë më parë u raportua se Fero kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajlin.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?