Kosova & Rajoni

U arrestuan për spiunazh pasi fotografuan kampin ushtarak në Greqi, dy shqiptarët: Nuk është e vërtetë, humbëm rrugën

3 Nëntor 2021, 14:36| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 14:41

  • Share

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohet nga autoritetet greke për spiunazh. Gjithçka lindi ku dy shqiptarët kishin hyrë brenda një kampi ushtarak në malin Egaleo të Atikës dhe po bënin foto dhe video të artilerive dhe objekteve brenda kampit. Pasi ata u pikasën nga një toger u ndaluan, ndërsa policia i arrestoi me urgjencë  duke i akuzuar për spiunazh.

Por vetë shqiptarët u shprehën se kjo nuk është e vërtetë por se kishin humbur rrugën dhe menduan se kampi ishte një vend i braktisur.

“Ne po përpiqeshim të gjenim një rrugëdalje nga vendi. Menduam se ishte një vend që ishte braktisur sepse telat kishin rënë. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga një ushtar. Fotot ia treguam policisë. Kemi humbur dhe nuk kemi ditur të largohemi nga vendi i ngjarjes. Ne jemi nisur nga Kopshti Botanik në Haidar bashkë me katër persona të tjerë dhe në një moment kemi humbur” , tha një nga shqiptarët në dëshminë e tij.

Edhe avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve Mariolis Panagiotis dhe Nakou Theano theksuan se ishte "një shëtitje e rastësishme në një vend ku nuk ka rrethim apo shenjim të një hapësire ushtarake.”

Ata theksuan gjithashtu se “bashkëpunimi i tyre i plotë me autoritetet ka kontribuar në drejtimin e mospërfshirjes së tyre, duke demonstruar sjelljen e tyre pozitive, e cila është shprehimisht larg prishjes së rendit e aq më pak rrezikut të sigurisë së Greqisë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?