U arrestuan duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona në Fier! Sekuestrohet 1.3 kg kanabis, euro dhe 3 automjete

21 Shkurt 2022, 09:39| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 09:42

  • Share

Katër të rinj u vunë në pranga nga policia e Fierit, pasi janë kapur “mat” në momentin e sheknbimit të lëndës narkotike, kanabis.

Të arrestuarit janë identifikuar si Bledar Duraj 34 vjeç, Rozvelt Kumaraku 38 vjeç, Izmir Genica 30 vjeç dhe Kismet Genica 24 vjeç, banues në Dërmënas dhe janë kapur janë kapur gjatë operacionit, në fshatin Fermë Çlirim.

Policia sekuestroi 1 armë gjahu, municion luftarak, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, shuma 100.000 lekë të rinj me të cilën do blihej lënda narkotike, 3 automjete, 7 aparate celulare dhe 2300 euro që u gjetën gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. G., 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 21/02/2022 10:15

    Ka ku u zgjidh dhe problemi i trafikut te kanabisit. Si e kishte emrin operacioni i koduar i policise ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?