Valter Bami në gjykatë

U arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, as Apeli nuk e liron Valter Bamin

28 Korrik 2023, 10:44| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 11:06

  • Share

Gjykata e Apelit nuk liron Valter Bamin i arrestuar prej 7 korrikut 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Gjykata refuzoi apelimin e Bamit i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Ndaj tij rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot (28 korrik 2023), Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Alma Ahmeti,vendosi miratimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë datë 10 korrik 2023.

I konsideruar si një nga 'të fortët e Niklës" 37 vjeçari Valter Bami u shoqërua mbrëmjen e atentatit dhe i ishin marrë shenjat e gishtave, Nga ekdpertiza rezultoi se në dorën e majtë të Bamit ishin konstatuar mbetje baruti, çka nënkuptonte se kishte shtënë me armë zjarri natën e vrasjes. 

Bami ka mohuar akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin që u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas. Ai pretendon se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?