Foto nga arrestimi

Kronikë

U arrestua për korrupsion, sot pritet të jepet masa e sigurisë për mjekun e 'Traumës'! Përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

26 Shtator 2022, 10:04| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 11:41

  • Share

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua për korrupsion teksa ishte në krye të detyrës në Spitalin e Traumës do të njihet sot me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Seanca për gjykim ishte caktuar të mbahej sot në orën 10:00 por mësohet se mjeku është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar ishemi cerebrale. Masa pritet të jepet në ambientet e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori para nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër.  Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në përditësim...

Komento

Komente

  • Sara: 26/09/2022 13:18

    Filluan mashtrimet per ta len te lire gjoja se esht ne gjendhe te rende shendetsore...kto kriminel qe vrasin me korrupsuonin e tyre ne spitale duhen var ne litar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?