Viktimat, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Laç, Kreshnik Tushe i pandehur për moskallëzim krimi e armë pa leje

22 Nëntor 2020, 10:39| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 11:45

  • Share

Kreshnik Tushe, njeriu i parë që u arrestua si i dyshuar në vrasjen Bujar Likës dhe biznesmenit Paulin Gjergji (Markaj) në Mamurras të Laçit, është marë i pandehur dhe dosja penale kundër tij, i ka kaluar për gjykim, gjykatës. Kreshnik Tushe, akuzohet nga prokuroria e Laçit për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Tushe, fillimisht u arrestua mbrëmjen e 30 majit 2020, kur ndodhi dhe masakra, por më pas u lirua nga gjykata e Kurbinit, për shkak të mungesës së provave dhe arrestimit të Eduart Lamaj. Por një muaj pasi ishte liruar nga burgu, sërisht Tushe arrestohet nga policia e Laçit,pasi gjykata e Apelit Tiranë, vendosi ricaktimin e masës së “arrest në burg” për Tushën, pasi pozicioni i tij në masakrën me dy të vrarë ka qënë shumë i dyshimtë.

Kreshnik Tushes, i kanë dalë elementë kimikë baruti në duart, duke sjellë dhe ngritjen e dyshimeve se Tushe në 30 maj ka përdorur një armë zjari. Një ndër faktorët kryesorë që kthyen Tushen në burg, sipas vendimit të gjykatës, ishte dëshmia e tij kontradiktore për ngjarjen e ndodhur në datën 30 maj 2020, ku Tushe mbeti i plagosur në këmbën përpara shtëpisë së tij. Tushe fillimisht deklaroi se ishte qëlluar me pistoletë, por në vendgjarje policia gjeti gëzhoja automatiku.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 4 gëzhoja automatiku model 56, e vërtetuar kjo edhe nga thëniet e shokut të Kreshnik Tushës, Ermal Leka,i cili ka deklaruar se personat që kanë qëlluar ishin me automatik. Ndërkohë hetimet për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, vijojnë, ku për këtë çështje janë identifikuar dhe arrestuar, Eduard Lamaj e Ilir Xhepaj. Në kërkim prej natës së atentatit më 30 Maj 2020, vazhdojnë të jenë Elson (Oltion), Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç, Gjovalin Perkola. Ndërsa u arrestuan dhe u liruan dy mjekët dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama. (E.Q.)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?