U arrestua për përndjekje të Noizy-t, gjykata e Durrësit lë në arrest shtëpie reperin ‘Cllevio’! Avokati i Ahmetit: Kanë qenë thjesht biseda në internet

20 Prill 2023, 09:43| Përditesimi: 20 Prill 2023, 12:40

  • Share

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si 'Noizy' nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Ahmeti nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore por është përfaqësuar nga avokati i tij, Klodian Reçi i cili ka kërkuar që klienti i tij të lirohet dhe jo të merret masë tjetër ndaj tij. Sa i takon akuzave të këngëtarit se është kërcënuar nga Ahmeti, avokati në mbrojtje të klientit të tij, ka thënë se Cllevio thjesht ka folur në rrjetet sociale. Ahmeti pretendon se konflikti i tij me Rajkun është i vjetër dhe se ky i fundit e kishte provokuar vetë me deklarata të tij në rrjetet sociale. 

Arrestimi i Kleviol Ahmetit u bë në Rinas sapo mbërriti në Shqipëri. Më pas u dërgua në komisariatin e policisë së Durrësit, ku u mbajt në paraburgim.

Një ditë më pas, në një reagim të gjatë të bërë në rrjetin e tij social facebook, Noizy njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte kallëzimin duke u shprehur se nuk dëshironte që askush të përfundonte i mbyllur për shkak të tij por e argumentoi këtë se kishte ta linte në dorë të ligjit, duke mos u përfshirë në përplasje më të ashpra mes tyre. Më tej në reagimin e tij ai rrëfeu edhe të gjithë historinë e përplasjeve të tij me reperin nga Lushnja.

Në kallëzimin e depozituar në polici në 13 prill, 'Noizy' akuzon 'Cllevion' se i ka shkaktuar frikë dhe ankth pas kërcënimeve duke e kërcënuar me jetë dhe duke fyer familjarët e tij. 

Dy reperët janë përplasur edhe fizikisht vitin e kaluar në lokalin e këngëtarit të njohur Noizy dhe ky sherr raportohet të jetë një ndër arsyet përse Cllevio nuk heq dorë nga fyerjet ndaj Rajkut. 

Ora 09:56
Gjykata e la në arrest shtëpiak, Cllevio për përplasjet me Noizyn: Ai krijon konflikte me deklaratat që bën në rrjete sociale

1657901314_unnamed.jpg

Ka qenë avokati Klodian Reçi ai i cili ka marrë në mbrojtje Klevio Ahmetin diten e sotme ne Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Sipas burimeve te brendshme, Ahmeti ka pranuar të perfaqësohet dhe ta mbrojë avokati në çështje i cili ka kerkuar lirimin e klientit dhe jo masa të tjera duke justifikuar deklaratat në rrjetet sociale të klientit të tij të pretendimit të shtetasit Rigels Rajku për presion. Avokati ka pretenduar se kane pasur te bëjnë me biseda live në të cilat futet çdokush në rrjetet sociale dhe ku klienti i tij ka qenë në komunikim me fansat. Sakaq Ahmeti ka deklaruar se Rigels Rajku ka konflikte të vjetra me të dhe se vazhdimisht krijon konflikte nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 20/04/2023 20:23

    Per cfare mereni me keta plehra dhe karagjoza!keta prishin ata femijet e vegjel!marin shembull nga jeta lango jo gango

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?